VIDEO/ Vazhdon dinastia Dallku në Ukrainë, vëllai i Armendit i dhuron fitoren Vorsklas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 16:38

VIDEO/ Vazhdon dinastia Dallku në Ukrainë, vëllai i Armendit i dhuron fitoren Vorsklas

Një tjetër Dallku vazhdon të bëjë histori në skuadrën e Vorsklas në Ukrainë. Armendi ishte një legjendë e këtij klubi, ndërsa aktualisht është vëllai i tij që i mahniti të gjithë.

Ardin Dallku gol

Ardin Dallku shënoi golin e fitores për ekipin e Vorsklas në minutën e 91-të të ndeshjes kundër Stal Kamikanses, duke u bërë heroi i ditës. Pavarësisht se luan si mbrojtës, ai gjeti energjitë dhe forcën për të vrapuar në minutën e fundit të ndeshjes duke i dhuruar 3 pikë ekipit të tij. Videon e ka postuar me krenari edhe i vëllai Armendi.

Dallku

Nuk mungonin komentet dhe lëvdatat nga tifozët e Vorsklas, që e respektojnë shumë ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Ardin Dallku është 22 vjeç dhe luan si mbrojtës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"