VIDEO/ Vazhdojnë gafat e pabesueshme të Ferrarit, ekipi harron t’i sjellë gomën pilotit në “pit-stop”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 18:05

VIDEO/ Vazhdojnë gafat e pabesueshme të Ferrarit, ekipi harron t’i sjellë gomën pilotit në “pit-stop”

Ferrari nuk mori rezultatet që priste në Çmimin e Madh të Holandës, duke rrezikuar të humbasë dhe vendin e dytë nga Mercedezi në garën për konstruktor.

sainz

Një ngjarje e pakëndshme ndodhi për “Kokëkuqen” në xhiron e 18 të garës, kur Karlos Sainz u detyrua të futej në bokse për shkak se gomat e tij u konsumuan më shumë seç priteshin.

Ekipi i “pitstop”-it u bë gati për të pritur pilotin spanjoll, por ata dukej se kishin harruar të sillnin gomën e pasme.

Kjo gjë bëri që “pitstop”-i i Sainz të zgjaste plot 12.7 sekonda. Gjithsesi ai arriti që këtë garë ta mbyllte në vendin e 5-të, pas Luis Hemilton.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"