VIDEO/ “Vazhdojmë të gjithë bashkë të japim një dorë”, ja futbollistët e radhës të Juventusit që apelojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 17:56

VIDEO/ “Vazhdojmë të gjithë bashkë të japim një dorë”, ja futbollistët e radhës të Juventusit që apelojnë

Juventusi vazhdon të nxisë dhurimin e parave që do t’i shkojnë në ndihmë sistemit shëndetësor të Piedmontes, duke njoftuar gjithashtu se shuma e mbledhur deri tani ka arritur 438.000 euro.

skysports-juventus-inter-milan_4942504

Kësaj here detyra e rëndësishme e apelimit iu besua portierit polak Vojçek Shezni, mbrojtësit holandez Matthijs De Ligt dhe mesfushorit anglez Aaron Ramsey.

shezni

“Edhe unë, së bashku me Juventusin po mbështesim fushatën për mbledhjen e fondeve për spitalet e Torinos dhe Piemontes,” dëgjohet të thotë Shezni.

ramsey

Ndërsa Ramsey shprehet: “Jep dhe ti kontributin tënd.”

de ligt

“Le të tregojmë se jemi të bashkuar, pavarësisht se në largësi,” e përmbyll De Ligt videon e postuar nga faqja zyrtare e Juventusit në Twitter.

 

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"