VIDEO/ Vasil Shkurtaj stërvitet në kushte shtëpie, shikoni girat e veçanta që përdor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2020 | 18:27

VIDEO/ Vasil Shkurtaj stërvitet në kushte shtëpie, shikoni girat e veçanta që përdor

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj ka postuar një video në Instagramin e tij ku shihet duke u stërvitur në kushte shtëpie, si pasojë e izolimit prej koronavirusit.

Shkurtaj

Fakti se po stërvitet në kushte shtëpie, nënkupton që duhet të përshtatet me mjete rrethanore, që në këtë rast janë dy bidona me ujë (të cilat i ka përdorur si gira), një skatebord, një tapet dhe një karrike.

Shkurtaj

Mbyllja e kufijve për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit e gjeti Shkurtajn në Spanjë, ku po rikuperohet nga dëmtimi dhe ku nuk mund të largohet dot më për momentin.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"