VIDEO/ VAR-i për turp, shikoni penalltinë që i mohoi Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 21:57

VIDEO/ VAR-i për turp, shikoni penalltinë që i mohoi Atalantës

Nëse në fillim u pranua me elozhe, tashmë pakënaqësitë ndaj VARit sa vijnë e shtohen, si në rastin e sfidës së djeshme, Inter-Atalanta. 

 VAR

Bergamaskëve, pas një rrëmujë në zonë, në minutën e 40-të dhe një grushtimi të topit nga Handanoviç iu mohua një penallti e pastër, pasi Toloi, i cili po kërkonte të ndiqte topin nga shumë pranë dhe ta shtynte në rrjetë, u tërhoq me duar në kavilje nga Lautaro dhe iu ndalu të shënonte me portën e boshatisur.

Edhe pse këtë pamje e siguruan të gjitha mediat italiane, kryesori i VAR-it, Irrati, bëri një veprim skandaloz duke ia mohuar Atalantës penalltinë e merituar dhe ndoshta, edhe Lautaro rrezikonte një karton të kuq, për frenim të pastër të një rasti për gol.

Pamjet flisnin qartë, ndërsa në momentin e dytë delikat, arbitri kryesor, Xhanluka Roki, vendosi që të mos e kërkojë ndihmën e teknologjisë. 45-vjeçari ishte i bindur kur në minutën e 86-të akordoi një penallti, me të drejtë, pasi interisti Bastoni nuk u interesua asnjë moment për topin por frenoi me qëllim vrapimin e Malinkovskin. Gjithsesi, Muriel gaboi nga pika e bardhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"