VIDEO/ VAR-i konfirmon golin e Xhixhës, mungon një i kuq. Ja moviola në derbin Tirana-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 10:29

VIDEO/ VAR-i konfirmon golin e Xhixhës, mungon një i kuq. Ja moviola në derbin Tirana-Dinamo

Tirana-Dinamo në kampionat ka pasur dy episode për moviolë dhe dy gola për të cilët është pritur konfirmimi i VAR-it. Kreshnik Cjapi, Dojando Myftari, Alfred Shkreta kanë gjykuar në përgjithësi mirë, ndërsa në rastin e golit të tretë me autor Xhixhën, Myftari është shpëtuar nga teknologjia, sepse anësori kishte dhënë pozicion jashtë loje.

VR

MINUTA 1: Çinedu futet në zonë, kërkon një kros në qendër. Hoxhallari largon me dorë topin sipas dinamovitëve. Nuk ka penallti. Pamjet nuk janë të qarta, megjithatë një vendim mund të jepte VAR, por nuk ka asnjë.

MINUTA E 59-TË: Mihana hyn në zonë, rrëzohet dhe kërkon penallti. Gjyqtari e konsideron simulim, ndërsa çuditërisht Hoxhallari i shkon dhe dy lojtarët shtyjnë njëri-tjetrin si demat, me Mihanën që më pas aktron e bie në tokë.

Gjyqtari ndëshkon Mihanën për simulim, por duhet edhe i verdhi për Hoxhallarin që shkon e ngatërrohet kot me kundërshtarin. Nëse gjyqtari e ndëshkonte, për Hoxhallarin ishte i dyti i verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"