VIDEO/ VAR-i bëhet sërish protagonist në Spanjë, Reali fiton me peripeci. Ramos bën detyrën e sulmuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 22:35

VIDEO/ VAR-i bëhet sërish protagonist në Spanjë, Reali fiton me peripeci. Ramos bën detyrën e sulmuesve

Real Madridi fiton mes polemikave në javën e dytë të kampionatit spanjoll përballë Real Betisit me rezultatin 2-3.
Ei3pme3WoAEztTq
Kampionët në fuqi të Spanjës vuajtën shumë në përballje me andaluzianët, të cilët luajtën në mënyrë solide ndaj “Los Blancos”. Dy ndërhyrjet e VAR-it (kartoni i kuq për Emerson në minutën e 67-të për ndërhyrje ndaj Luka Joviçit dhe penalltia në favor të madrilenëve u bë në përcaktuese për fatin e takimit.

Bardhjeshilët e drejtuar nga Manuel Pelegrini përmbysën takimin në 2 minuta (’35 dhe ’37).
Por, me fillimin e pjesës së dytë futbollisti Emerson bëhet “antagonisti” i Betisit teksa shkakton autogol në minutën e 48-të dhe gati 20 minuta më vonë largohet me karton të kuq pasi ndërhyri ndaj sulmuesit Luka Joviç, i cili ndodhej i vetëm përballë portierit. Fillimisht, arbitri akordoi pozicion jashtë loje, por nëpërmjet pamjeve të VAR-it u pa se futbollisti serb ndodhej në pozicion të saktë dhe Emerson duhej të ndëshkohej.

Ndërkohë, 8 minuta nga fundi i ndeshjes, sërish VAR-i bëhet protagonist. Gjyqtari Bentoksea akordon penallti për Realin teksa gjatë aksionit pa prekje me dorë të topit. Serxho Ramos bëri sërish sulmuesin duke shënuar me “panenka”.

Dy sulmuesit e aktivizuar nga Zidan sot Joviç dhe Benzema shpërdoruan shumë raste, gjë që tregon krizën e golave të repartit sulmues të Realit.

FT: Real Betis-Real Madrid 2-3 

Mandi 35′, Karvajo 37’/ Valverde 14′, Emerson 48′ (ag.), Ramos 82′ (p)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"