VIDEO / Van Gal është unik! Bën aksident dhe në vend të operacionit ndjek stërvitjen e Holandës me… makinë golfi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 16:21

VIDEO / Van Gal është unik! Bën aksident dhe në vend të operacionit ndjek stërvitjen e Holandës me… makinë golfi

Luis Van Gal është një ndër trajnerët më të çuditshëm të futbollit botëror. Holandezi e ka treguar këtë në eksperienca të tij të ndryshme në klube të mëdha në Europë, apo edhe me përfaqësuesen e Holandës, të cilën e drejton edhe aktualisht. Por bëma e tij e fundit i ka lënë të çuditur të gjithë.

van gal

Sot, Van Gal duhej t’i nënshtrohej një operacioni pas një aksidenti që ka pësuar dje. Ai po shëtiste me biçikletë gjatë grumbullimit të përfaqësueses kur është rrëzuar dhe ka pësuar një dëmtim serioz në ije. Por tekniku ka bërë të qartë se nuk do të braktisë skuadrën e tij vetëm një ditë para ndeshjes vendimtare me Norvegjinë e cila mund të sigurojë biletën për në Botëror.

Ndaj në vend që të ishte në sallën e operacionit apo në një karrige me rrota, ai është shfaqur sot në stërvitjen e Holandës në një makinë golfi, Kjo e fundit përdoret për të lëvizur në terrenet me bar të fushave të golfit, por stafi i Holandës e kishte përshtatur për të shëtitur nëpër fushë trajnerin gjatë seancës së fundit stërvitore, në mënyrë që ai të ishte afër lojtarëve dhe të jepte udhëzimet  e duhura për ta.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"