VIDEO/ Van Gal bëhet “meme”, festa pas kualifikimit bën xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 17:17

VIDEO/ Van Gal bëhet “meme”, festa pas kualifikimit bën xhiron e rrjetit

Holanda ka kaluar dje në çerekfinalet e Kupës së Botës duke shuar dyshimet se “tulipanët” nuk ishin në gjendje të ecnin në fazat e rëndësishme të turneut. Suksesi ndaj SHBA ka rritur entuziazmin te skuadra e Van Gal e cila ka festuar gjatë këtë arritje dhe jo vetëm në stadium.

Collage Maker-04-Dec-2022-05.17-PM

Në videon e postuar në rrjete sociale nga vetë Federata Holandeze, shfaqen lojtarët teksa priten si triumfues në hotelin e tyre pas sfidës, me pjesëtarët e stafit që kishte krijuar një tunel dhe duartrokitnin futbollistët.

Një festë që e kanë shijuar futbollistët, por sidomos Van Gal. Ai po regjistronte gjithçka me kamera në ato momente dhe pikërisht mënyra se si mbante celularin, është kthyer shpejt në meme në rrjetet sociale duke pushtuar rrjetin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"