VIDEO/ “Vallëzimi i pëllumbit” dhe shpulla kokës, shihni festimin e pazakontë të Tite te goli i Brazilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 21:13

VIDEO/ “Vallëzimi i pëllumbit” dhe shpulla kokës, shihni festimin e pazakontë të Tite te goli i Brazilit

Brazili është argëtuar në pjesën e parë të ndeshjes me Korenë e Jugut dhe duket se lojtarët dhe stafi kanë shijuar çdo moment të sfidës ndaj aziatikëve. Kjo shihet edhe te mënyra se si futbollistët kanë përfshirë edhe trajnerin 61-vjeçar Tite në atë që bënin pas golave.

sdfdsfdsfdsf

Brazilianët kishin premtuar vallëzime nga më të ndryshmet pas çdo goli në këtë Botëror dhe e kanë mbajtur fjalën. Por të vallëzimi pas goli të 3-0 të shënuar nga Riçarlison, ata kanë vrapuar drejt pankinës.

Aty ka qenë Tite i cili është përfshirë me lojtarët duke bërë “vallëzimin e pëllumbit” mes të qeshurave të futbollistëve që nuk i kanë kursyer edhe disa shpulla në shpinë dhe në kokë trajnerit të tyre në ato çaste argëtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"