VIDEO/ Valencia surprizon Barcelonën, katalanasit protestojnë për golin “fantazmë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 22:42

VIDEO/ Valencia surprizon Barcelonën, katalanasit protestojnë për golin “fantazmë”

Valencia dhe Barcelona, e mbyllin në një barazim sfidën më të rëndësishme të javës. Vendi i parë dhe vendi i dytë i La Ligës, zhvilluan një ndeshje plot ritëm dhe raste, ku spektakli nuk mungoi.

barcelona

Në pjesën e parë, Barcelona mund të kalonte në avantazh, por një gol “fantazmë” i Lionel Mesit, nuk u vu re nga ana e arbitrit, i cili vazhdoi lojën. Me fillimin e të dytës, Rodrigo befasoi katalanasit, teksa dërgoi Valencia e tij në avantazh. Djemtë e Valverdes vuajtën deri në minutën e 82-të, ku Mesi me një pasim magjik për Zhordi Albën, nxorri mbrojtësin përballë portierit, i cili nuk gaboi.

Në fund, 1-1, edhe pse me shumë kontestime për golin e anuluar nga ana e blaugranave. Barcelona vazhdon të mbetet kryesuese e La Ligas, me 35 pikë, ndërsa Valencia qëndron në vendin e dytë, me 31 pikë, duke u konfirmuar si një kundërshtar i fortë këtë sezon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"