VIDEO/ Vajzat dhe djemtë e Kombëtares kanë një mesazh të rëndësishëm: Qëndrojmë në shtëpi për të mirën e të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 15:23

VIDEO/ Vajzat dhe djemtë e Kombëtares kanë një mesazh të rëndësishëm: Qëndrojmë në shtëpi për të mirën e të gjithëve

Vajzat & djemtë e kombëtares në vlerësim të situatës pandemike që gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të virusit COVID-19, kanë një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.89658932_2681081158657763_3469048258960031744_n

Armando Sadiku, Mërgim Mavraj, Keidi Bare, Hysen Memolla, Kristi Qose, Marash Kumbulla, Klaus Gjasula, Enea Mihaj, Thomas Strakosha, Megi Doçi, Gentian Selmani, Elseid Hysaj, Suada Jashari dhe Mikaela Metalla, njëzëri këshillojnë që duhet të rrimë në shtëpi, të ndjekim rregullat e organizatave të shëndetit për të mirën tonë, familjarëve dhe gjithë komunitetit që na rrethon.

Federata e Futbollit në këto ditë të vështira, i bën thirrje të gjithë opinionit publik për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi. Vetëm kështu mund të mbrojmë sëbashku jetën dhe të kalojmë këtë situatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"