VIDEO / Uzuni për rekord, 6 gola në një ndeshje me fanellën e Ferencvarosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 17:19

VIDEO / Uzuni për rekord, 6 gola në një ndeshje me fanellën e Ferencvarosh

Myrto Uzuni ka bërë sot një nga ato që mund të cilësohen si ndeshjet që ëndërrojnë të gjthë sulmuesit dhe që ndodhin shumë rrallë në karrierën e tyre. Futbollisti shqiptar ka shënuar 6 gola për ekipin e Ferencvarosh në ndeshjen e Kupës së Hungarisë duke masakruar skuadrën e Hatvan në ndeshjen që skuadra e tij fitoi me shifrat 9-0.

Uzuni

Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në pjesën e parë ndaj skuadrës së kategorisë së tretë, duke i siguruar avantazhin 2-0 në pushimin e ndeshjes ekipit të tij. Në pjesën e dytë, ai vazhdoi spektaklin me gola në minutat 50, 59, 77 dhe 82, duke çuar në 6 bilancin e tij personal në këtë ndeshje që padyshim do ta kujtojë gjatë të gjithë karrierës së tij.

Uzuni është shpallur që në edicionin e tij të parë me Ferencvarosh si lojtari më i mirë i skuadrës nga vetë fansat dhe pas paraqitjeve si kjo e sotmja, sigurisht që ai do ta ruajë këtë status të veçantë, pasi rrallëkush më parë ka arritur të shënojë 6 gola në një ndeshse me ekipin e Ferencvarosh në duele zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"