VIDEO / Uzuni nuk gabon duelet e rëndësishme, sulmuesi kuqezi gjen golin e parë në grupet e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2021 | 22:06

VIDEO / Uzuni nuk gabon duelet e rëndësishme, sulmuesi kuqezi gjen golin e parë në grupet e Ligës së Europës

Myrto Uzuni i ka dërguar sot në jsinjal të qartë trajnerit Edi Reja se kërkon të jetë protagonist në ndeshjet e muajit tetor të përfaqësues shqiptare. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në grupet e Ligës së Europës ku merr pjesë me Ferencvaroshin e tij.

Uzuni

Uzuni kishte shënuar gjatë kualifikuesve të Champions dhe fazës në grupe të atij turneu, ndërsa kishte gjetur rrjetën edhe në kualifikueset e Ligës së Europës, por asnjëherë më parë nuk kishte shënuar në fazën në grupe. Sot, ai e arriti edhe këtë objektiv, duke realizuar në minutën e fundit të pjesës së parë ndaj Betis Seviljes me një gjuajtje mjeshtërore ballore.

Për sulmuesin shqiptar, ky ishte goli i 9 ndërkombëtar, duke llogaritur se e ka hapur llogarinë e tij me golin e shënuar duke veshur fanellën e Laçit në kualifikimin historik ndaj Anorthosis.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"