VIDEO/ Uzuni jep asist fantastik për Tucin në Kroaci, shqiptarët festojnë me… shqiponjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 21:10

VIDEO/ Uzuni jep asist fantastik për Tucin në Kroaci, shqiptarët festojnë me… shqiponjë

Lokomotiva e Zagrebit ka triumfuar ditën e sotme në shtëpi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Varazdin.lokomotiva

Ishte pikërisht talenti shqiptar Indrit Tuci, i cili shënoi një gol në minutën e 57’ dhe i dhuroi ekipi të tij fitoren, pas një asisti fantastik të Myrto Uzunit. Një gol totalisht shqiptarësh në Kroaci, dhe të dy më pas festuan me shqiponjë.

Më parë për vendasit kishte shënuar Toliç në minutën e 18’ me penallti, ndërsa për miqtë shënoi Glavina në minutën e 41’.

Goli i dytë ky për talentin shqiptar me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, teksa kishte shënuar edhe një javë më parë ndaj Istras. Tuci-Lokomotiva

Cokaj, Kastrati, Mersinaj dhe Uzuni, ishin 4 shqiptarët e tjerë që u aktivizuan për ekipin vendas. Ndërkohë pas fitores së sotme, Lokomotiva ngjitet në vendin e 5-të me 22 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"