VIDEO / Uzuni i jep fund krizës së golit në kampionat, vihet në ndjekje të… Asanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 19:03

VIDEO / Uzuni i jep fund krizës së golit në kampionat, vihet në ndjekje të… Asanit

Myrto Uzuni i ka dhënë fund thatësisë para porte që po e shoqëronte në këtë edicion në kampionatin hungarez me Ferencvaroshin. Sulmuesi shqiptar ka lënë shenjë në suksesin e sotëm të ekipit të tij me shifrat 3-1 ndaj Ujpesht, duke bërë që skuadra të ngjitet në vendin e dytë në klasifikim.

uzuni

Uzuni nuk shënonte në kampionat që nga 14 gushti dhe për të, kjo thatësi para portës kishte filluar të bëhej pak shqetësuese duke llogaritur se në klub e shohin si elementin kryesor të manovrës ofensive. Por golashënuesi shqiptar la vulën e tij në duelin e sotëm, teksa shënoi golin që vendosi rezultatin 3-1 të ndeshjes pak minuta para fundit.

Kështu, ai realizoi golin e dytë të sezonit të kampionat në 6 ndeshje të luajtura ndërsa skuadra e tij, kampione në fuqi, vihet në ndjekje të surprizës së këtij edicioni, klubit të Kisvarda i cili ka 3 pikë avantazh në kreun e renditjes.

Kjo skuadër,  pjesë e të cilës janë edhe Jasir Asani me Herdi Prengën, ka bërë mjaft mirë në këto javë të para duke marrë pikë të rëndësishme e duke treguar se mund të jetë protagoniste në luftën për objektiva prestigjiozë. Prenga ka qenë vazhdimisht titullar në këto sfida, ndërsa Asani për momentin është aktivizuar si zëvendësues në pjesën më të madhe të ndeshjeve në klubin të cilit iu bashkua në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"