VIDEO/ Ushtrime në oborr dhe goditje… thesit, lojtari i Bylisit gjen një zgjidhje origjinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 22:13

VIDEO/ Ushtrime në oborr dhe goditje… thesit, lojtari i Bylisit gjen një zgjidhje origjinale

Serxho Ujka është një nga lojtarët e rinj të afruar te Bylisi që në sezonin e kaluar. Mesfushori që ka debutuar në Superiore si pjesë e Laçit ka marrë minuta këtë sezon edhe te Bylisi, ndonëse më shumë shpesh si zëvendësues. Në këto ditë karantine, ai qëndron pranë familjes së tij në Lezhë. Në bisedën për “Panorama Sport’, Ujka ka folur për këtë periudhe delikate, ndërsa nga videot duket qartë që në ambjentet e shtëpisë ai ka improvizuar ushtrime force.

ujka serxho

Si po e kaloni këtë periudhë karnatine?
Po çfarë të thuash, shumë e vështirë. Përveç se jemi afër familjes nuk ka asnjë të mirë tjetër, sepse me thënë të drejtën u bën shumë ditë me këtë mënyrë jetese.

Për stërvitjen si ja bëni?
Kam marrë një program specifik nga trajneri. Mundohem që të bëj më të mirën.

Programin e ushtron në kushte shtëpie?
Po, vetëm në shtëpi. Ushtrime aerobike, por për fat në ambientet e shtëpisë time private kam improvizuar ushtrime force. Nuk kemi se çfarë të bëjmë. Por, unë për fat stërvitem me vëllanë tim, që edhe ai është sportist. Me thënë të drejtën edhe kjo më ndihmon shumë se kur je vetëm është shumë-shumë e vështirë.

Sa mendoni se do të ndikojë kjo periudhë?
Nëse do të ishte vetëm 2-3 javë, hajde se do e kalonim. Por, u zgjat goxha dhe do të ketë ndikimin e vetë. Unë shpresoj që të rinisë gara sa më shpejt.

Sa i kënaqur jeni në aspektin personal me atë që po bëni në Ballsh?
Unë jam i kënaqur, por shpresoja që të luaja më shumë, duke qenë se mora eksperiencë. Por, tani në radhë të parë mendoj vetëm që të kemi shëndetin mirë të familjarëve, miqve dhe shokëve. Ta kalojmë sa më parë këtë situatë. Ka kohë për të bërë plane, të paktën unë kështu e mendoj…

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"