VIDEO/ “Urime, ekipi kampion”, tifozët e Vllaznisë mbajnë mbi supe Brdariçin dhe lojtarët në Shkodër: Kush s’kërcen, nuk është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:50

VIDEO/ “Urime, ekipi kampion”, tifozët e Vllaznisë mbajnë mbi supe Brdariçin dhe lojtarët në Shkodër: Kush s’kërcen, nuk është…

Tifozët shkodranë kanë pritur me padurim kthimin e skuadrës së Vllaznisë pas fitores në Ballsh 0-1 ndaj Bylisit. Me të mbërritur në Shkodër, dhjetëra tifozë me shallë dhe unfirmat kuqeblu kanë brohoritur dhe përgëzuar skuadrën për ecurinë e jashtëzakonshme këtë sezon pas 15-javësh.
pjimage (4)

Me të mbërritur autobusi i ekipit në Shkodër, tifozët kanë rrethuar ekipi dhe disa prej tyre kanë ngritur në krahë trajnerin Tomas Brdariç. Me thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shkodran” dhe “Urime, ekipi kampion!”, fansat e Vllaznisë festojnë suksesin e sotëm kundër Bylisit dhe kryesimin e sigurtë të kampionatit.

pjimage (2) pjimage (3)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"