VIDEO/ Urim special për ditëlindjen, Albi Doka në krahët e modeles së njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:59

VIDEO/ Urim special për ditëlindjen, Albi Doka në krahët e modeles së njohur

Futbollisti i Tiranës, Albi Doka, i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat HNK Gorica, festoi disa ditë më parë 23-vjetorin e lindjes.

albi doka

Mbrojtësi ka marrë së fundmi një urim special teksa është parë në krah të bukuroshes seksi Françeska Jaçe. Ka qenë kjo e fundit që ka publikuar një video të shkurtër në “Insta Story”, me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.


Futbollisti 23-vjeçarë shquhet për raportet e tij mjaft miqësore me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, te cilat duket se janë në shijet e tij.  Ndërkohë së fundmi, në një prononcim i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”.

Doka2

Kujtojmë që në të kaluarën, Doka është fotografuar edhe në krahët e Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara, duke kaluar së bashku pushimet në Sarandë.

Doka Marina Fara

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"