VIDEO/ Uotfordi poshtëron Çelsin, Konte drejt shkarkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 9:26

VIDEO/ Uotfordi poshtëron Çelsin, Konte drejt shkarkimit

Çelsi nuk e ka marrë veten pas goditjes nga Bornmëthi. Pas humbjes 3-0 të pësuar në “Stamford Bridge” 6 ditë më parë, formacioni i Antonio Kontes bie përsëri në mënyrë turpëruese.

Dhe e bën në ndeshjen e fundit të javës së 26-të, kundër Uotfordit (4-1), që në vitin 2018, në kampionat s’kishte fituar ende.

DVTVNcPXkAAhAMz

SKUQET BAKAJOKO – Blutë e Londrës e nisin keq dhe starti i Bakajokos është i tmerrshëm.

Mesfushori humbet nga njëri top në tjetrin dhe mes minutës së 25-të dhe 30-të sheh t’i kalojnë përpara syve dy kartonë të verdhë, duke shkuar kështu më herët në dushe.

ggdf

Konte ndërhyn duke hequr Uillianin për Fabregasin e kaluar në mbrojtjen me 4 veta. Përpara të kuqit të francezit, “Hornets” ndërtojnë, por pa finalizuar: Deulofeu, Riçarlison, Dinej dhe Dukure kanë në këmbë topa të mirë, por nuk e ndëshkojnë Kurtuanë.

Por, në minutën e 41- të, Deulofeu shpërthen në të djathtë dhe në daljen e portierit belg të miqve rrëzohet duke kërkuar me këmbë kontaktin me shpatullën e Kurtuasë. Din bën shenjë nga pika e bardhë dhe Dinej nuk gabon.

DVUCV_uWsAAG_xq

ILUZION I HAZARDIT – Pas një ore lojë vjen debutimi i Zhirusë me fanellën e Çelsit: Francezi zëvendëson Pedron. Konte duket në stol që e ka humbur grintën e tij, edhe pse tifozët e Çelsit nuk ia kursyen mbështetjen në momente të caktuara të ndeshjes.

Në minutën e 82- të, Hazard tregon se është një kampion dhe nga jashtë zone përkëdhel topin në këndin e largët, atje ku Karnezis nuk mund të mbërrijë.

DVVd57_UQAAQn0d

Por barazimi zgjat pak, sepse djemtë e kryeqytetit janë shumë të përgjumur dhe, pas vetëm dy minutash, Janmat shkëmben me Pereirën dhe holandezi mposht Kurtuanë me një gol spektakolar. Agonia nuk ka mbaruar për Çelsin.

Një kundërsulm i Deulofeut u dhuron të zotëve të shtëpisë golin e tretë (88′) dhe pastaj Pereira shënon edhe të katërtin në shtesë.

_p9H6Zun

Uotfordi duket i rilindur pas uljes në stol të trajnerit spanjoll Havi Grasia (4 pikë në 2 ndeshje). Për Konten, një tjetër javë me hijen e shkarkimit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"