VIDEO/ “Unë jam pronari i Tiranës”, Veliaj takon ish-kapitenin bardheblu dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 0:31

VIDEO/ “Unë jam pronari i Tiranës”, Veliaj takon ish-kapitenin bardheblu dhe…

“Unë jam pronari i Tiranës…”. Një frazë që mund ta fuste në mendime presidentin e bardhebluve, Refik Halili, kur e dëgjon këtë nga dikush tjetër. Por ndoshta këtu ka nevojë për një përjashtim. E ka thënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj me humor gjatë një takimi që ka pasur disa ditë më parë (më 28 shkurt) në shkollën “Konferenca e Pezës”.

Veliaj dhe Halili

Ai ka vizituar ambjenet e rikonstruktuara të shkollës dhe ndër mësuesit që e presin te hyrja është Krenar Alimehmeti, dikur ish-kapiten i bardhebluve, trajner dhe drejtues i tyre. Sot Alimehmeti është mësues në shkollën “Konferenca e Pezës” dhe kur është takuar me Veliajn, një prej pjesëtarëve ka nisur t’i shpjegojë Veliajt se kush është Alimehmeti, duke e përshkruar ish-lojtarin si emblemën e futbollit tiranas.

bandicam 2020-03-08 20-27-32-322

Kryebashkiaku e ka ndërprerë menjëherë duke iu kujtuar të pranishmve, që jo vetëm që e njeh ish-mbrojtësin e shquar, por u thotë edhe se është pronar i klubit të Tiranës, duke iu referuar faktit që sot bashkia ka ende 34 për qind të aksioneve të klubit kryeqytetas. “E di, e di, e njoh (Alimehmetin). Mos harroni që unë jam pronari i Tiranës”, është batuta e Veliajt.

VIDEO E PLOTË:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"