VIDEO/ Ukraina dominon por ëndrra merr fund në Kardif, Uellsi kthehet pas 64 vitesh në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2022 | 19:57

VIDEO/ Ukraina dominon por ëndrra merr fund në Kardif, Uellsi kthehet pas 64 vitesh në Botëror

Ëndrra e Ukrainës për kualifikimin në Botëror ka marrë fund në play-off të luajtur sot në Kardif, ku është mundur me shifrat 1-0 nga Uellsi vendas i cili ka prerë biletën për në Katar 2022 edhe pse në këtë ndeshje nuk ishte ndoshta skuadra më e mirë në fushën e lojës.

678678678

 

Ekipi uellsian, edhe pse luante si vendas, i la shumë hapësira ukrainasve të cilët sulmuan me furi dhe kërkuan me çdo kusht golin, të ndalur disa herë nga portieri Henesi. Në momentin më të mirë të Ukrainës, erdhi edhe një gol që u preu këmbët. Një gjuajtje e Bejl në goditje dënimi u devijua nga Jarmolenko në rrjetën e portës së tij.

Më pas, Uellsi u tregua shumë më i kujdesshëm dhe rrezikoi vetëm me kundërsulme, ndërsa Ukraina vazhdoi të shpërdoronte raste të njëpasnjëshme. Ndaj vërshëllima përfundimtare ktheu për herë të dytë Uellsin në një Botëror, duke plotësuar numrin e skuadrave europiane në aktivitet.

Uells 1-0 Ukrainë

34′ Jarmolenko (ag)

Ngjarjet Kryesore:

79’ Menjëherë i afrohet golit të barazimit Ukraina. Jarmolenko sheh një gjuajtje të tij të ndalet nga mbrojtja e më pas Karavajev gjuan jashtë në vend që të pasonte përsëri për Jamolenkon e vetëm para portës.

77’ Uellsi i afrohet golit të dytë, Xhonson lëshon një predhë që ndalet vetëm në shtyllën e portës ukrainase.

55’ Tsigankov sheh të ndalet një gjuajtje e sigurt drejt portës nga Henesi dhe më pas është Jaremçuk i cili nuk arrin të kthejë sferën drejt rrjetës. (VIDEO)

46’ Kundërsulm perfekt i uellsianëve të cilët kanë mundësinë të dyfishojnë me anë të Ramsej, por gjuajtja e këtij të fundit është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë (VIDEO).

34′ Goooool Uellsi, Jarmolenko i pafat devijon në portën e tij tentativën e Bejl nga goditja e dënimit. (VIDEO)

31′ Tjetër mundësi për Ukrainën, portieri i Uellsin ndërhyn me shpejtësi dhe i mohon golin. (VIDEO)

21′ Mundësi fantastike për Ukrainën, Jaremçuk fal përball portierit. (VIDEO)

4′ Malinovski provon nga një goditje dënimi, tentativa është potente, por topi shkon në qendër dhe kontrollohet nga portieri. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

56565464

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"