Video / Ujkani, leksion Çanit e Manajt se si dërgohet topi në rrjetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2017 | 13:32

Video / Ujkani, leksion Çanit e Manajt se si dërgohet topi në rrjetë

Statistikat zyrtare të ndeshjes Novara-Piza thonë se sulmuesi Masuçi ishte ai që siguroi barazimin 1-1 në minutat shtesë të ndeshjes për Pizën e shqiptarëve. Por tifozët dhe të gjithë ekspertët janë të bindur se në të vërtetë golin e barazimit e shënoi portieri Samir Ujkani.

ujkani

Nëse Çani, i graduar kapiten në këtë ndeshje nga Gatuzo, si dhe Manaj, nuk kishin saktësinë për të dërguar topin në rrjetë, Ujkani u tregoi më së miri se cilat duhet të jenë instinktet para portës kundërshtare.

manaj duart ne koke

Në minutën e 4 shtesë të ndeshjes, me rezultatin 1-0 për Novarën, në zhvillimin e një goditjeje nga këndi, portieri shqiptar doli në sulm, duke kërkuar edhe ai të jepte kontributin në këto momente të sfidës.

ujkani gol 2

Ujkani rezultoi vendimtar, pasi pikërisht gjuajtja e tij me kokë mposhti portierin kundërshtar Da Kosta, ndërsa Masuçi preku topin pak centimetra para se të kalonte vijën fatale të portës, duke i “vjedhur” autorësinë e golit.

Por tifozët janë të bindur se ai gol I përkiste plotësisht Ujkanit dhe këtë e kanë shprehur më së miri në rrjetet sociale me postimet e tyre.

ujkani postime

Në faqen e Ujkanit në Facebook janë me dhjetëra postime falënderimesh të mbështetësve të Pizës, të cilët e quajnë tashmë “portieri me nuhatjen e golit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"