VIDEO/ Uest Hem befason Çelsin, londinezët munden dhe rrezikojnë kreun e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 16:05

VIDEO/ Uest Hem befason Çelsin, londinezët munden dhe rrezikojnë kreun e Premier Ligës

Uest Hem ka mundur në mënyrë surprizë në shtëpi Çelsin me rezultatin 3-2. Të zotët e shtëpisë fituan me një gol në minutat e fundit të Masuakus.

uest hem

Çesli synonte fitoren që të mbante kreun e renditjes, por humbi në mënyrë të papritur nga Uest Hem, që po bën një kampionat përtej parashikimeve. Blutë e Londrës shënuan dy herë me Tiago Silvën dhe me Maunt por kjo nuk mjaftoi. Për Uest hem shënuan Lanzini në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Bouen dhe Masuaku përmbysën rezultatin.

Me këtë humbje Çelsi mbetet në kuotën e 33 pikëve, por që rrezikohet nga Mançester Siti, që gjendet në vendin e dytë me një pikë më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"