Video/ UEFA sinjalizoi FSHF-në për trukim, ja çfarë ndodhi në Kukësi-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2019 | 22:50

Video/ UEFA sinjalizoi FSHF-në për trukim, ja çfarë ndodhi në Kukësi-Kastrioti

Në ndeshjen e luajtur në fushën asnjanëse të Kamzës më 30 maj, të vlefshme për javën e fundit të kampionatit 2018- 2019, Kukësi përmbysi Kastriotin nga 0-1 në 3-1. Krutanët nuk e shmangën dot rënien nga Kategoria Superiore, pasi mjaftoi fitorja e Tiranës përballë Flamurtarit për të shuar çdo shpresë.

kukesi kastrioti

Edhe pse Ersil Ymeri u dha avantazhin në të 28-ën, lajmet që vinin nga “Selman Stërmasi” sfumuan shpresat. Një ndeshje e luajtur thuajse në mesfushë dhe me raste sporadike, u “zgjua” pas minutës së 80-të. Gola me llogari nga ana e verilindorëve, që iu gëzuan faktit që Arturo Rexhinaldo fitoi “Këpucën e Artë”. Edhe pse shënoi edhe Shkurtaj, sërish sulmuesi nga Mozambiku doli fitimtar në këtë “betejë” me dygolëshin e tij në 10 minutat e fundit.

skeda

Në golin e barazimit të përkohshëm 1-1, më shumë se goditja e Rexhinaldos, bën përshtypje “fluturimi” i kamerunasit Bojom, që nuk pengoi topin që të shkonte në rrjetë. Pasiviteti i mbrojtjes së Kastriotit bëri që të realizoheshin edhe dy gola të tjerë. Minutat e fundit ishin me shumë humor sportiv, me ekipet që mbyllën kampionatin, respektivisht Kukësi në vendin e dytë dhe Kastrioti i parafundit.


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"