VIDEO/ UEFA pyet tifozët: Momenti i javës, supergoli që barazoi Skënderbeun apo Aleksis Sançez?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 11:43

VIDEO/ UEFA pyet tifozët: Momenti i javës, supergoli që barazoi Skënderbeun apo Aleksis Sançez?

Faqja zyrtare e UEFA-s ka hapur një sondazh për tifozët ku duhet zgjedhur momenti më i bukur i javës në ndeshjet e para në grupe të Ligës së Europës.

uefa

Momentet më të bukura të përzgjedhura nga UEFA dhe të vendosura në votim janë dy supergola. I pari është ai i Sidorçuk të Dinamos së Kievit që barazoi përkohësisht në 1-1 rezultatin në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ndërsa i dyti është ai i Aleksis Sançez të Arsenalit që përmbysi shifrat duke vendosur rezultatin momental 2-1 në ndeshjen ndaj Këlnit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"