VIDEO/ UEFA nostalgjike, poston silurën e Rashicës në sfidën me Ishujt Faroe 3 vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 16:58

VIDEO/ UEFA nostalgjike, poston silurën e Rashicës në sfidën me Ishujt Faroe 3 vite më parë

Milot Rashica bëri debutimin me fanellën e Kosovës në vitin 2018 ndërsa që nga ajo kohë ka shënuar 6 gola me dardanët.

rashica uefa

Natyrish më i bukuri mbetet goli i parë i shënuar ndaj Ishujve Faroe me një silurë nga distanca. Ka qenë vetë faqja e UEFA-s që e ka kujtuar këtë gol të Rashicës duke sjellë nostalgji për tifozët e Kosovës.

Rashica ka luajtur 36 ndeshje me fanellën e Kosovës, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 7 asist. Së fundmi, sulmuesi nga Vushtria u transferua tek skuadra e Premier Ligës, Noriuç, pas 3 sezoneve në Bundesliga te Verder Bremeni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"