VIDEO/ Udineze shtang Interin kryesues, humbja e parë për zikaltrit këtë sezon
Interi i Spaletit është ndalur në javën e 17-të pas humbjes 1-3 në shtëpi nga Udineze. Ekipi i Masimo Odos ka qëlluar një kockë e fortë për Interin që merr humbjen e parë në Seria A për këtë sezon.
Sinjali i parë ka ardhur nga sulmuesi Lazanja ne minutën e 14-të, por golashënuesi më i mirë i Interit, Mauro Ikardi, i është kundërpërgjigjur vetëm një minutë më vonë dhe pjesa e parë ka përfunduar në barazimin 1-1.
Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë një histori tjetër, pasi Udineze shënoi edhe dy herë të tjera. Golin e dytë e shënoi De Paul nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa golin e sigurisë e shënoi Barak pas asistit te Jankto-s. Interi me këtë humbje u jep shkas ndjekësve të Napolit dhe Juves ta arrijnë në krye të tabelës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"