VIDEO/ Udhëzime për lojtarët e skema me detaje, të gjithë përgëzojnë Deshamp! Franca publikon pamjet nga Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 19:42

VIDEO/ Udhëzime për lojtarët e skema me detaje, të gjithë përgëzojnë Deshamp! Franca publikon pamjet nga Shqipëria

Franca fitoi ditën e djeshme sfidën ndaj Shqipërisë, me shifrat 0-2 në inaugurimin e “Air Albania Stadium”.

deshamp skema

Ndërkohë, profili zyrtar i kombëtares së “gjelave” ka publikuar një video të veçantë nga gjithë dita e djeshme. Lojtarët shfaqen që nga momenti që mbërrijnë në dhomat e zhveshjeve, ku marrin masazhet e fundit, por edhe shpjegime nga trajneri Deshamp, me skema të detajuara, por edhe në veçanti për lojtarët.

41

Takimi i të gjithë stafit me lojtarët para daljes në fushë, dhe në pjesën e parë francezët shënojnë dy herë. Më tej paraqiten pamje nga pushimi i pjesës së parë, ku Deshamp mban një fjalim të shkurtër, për t’i mbajtur në ritëm të tijtë.

Në pjesën e dytë miqtë administrojnë avantazhin e dyfishtë, dhe në fund dalin me 3 pikë nga fusha. Në dhomat e zhveshjeve ka festë për fitoren, por të gjithë përgëzojnë me radhë teknikun Deshamp, për ndeshjen e tij të 100-të me ekipin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"