VIDEO/ Uanda-Ikardi drejt divorcit! Modelja argjentinase konfirmon vetë çdo gjë me anë të një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 14:50


VIDEO/ Uanda-Ikardi drejt divorcit! Modelja argjentinase konfirmon vetë çdo gjë me anë të një…

Duket se janë rikthyer dhe njëherë në skenë krisjet e marrëdhënieve midis Mauro Ikardit dhe Uanda Narës dhe kësaj radhe duket se çdo gjë po shkon vërtet drejt fundit.

uanda-ikardi

Në programin “Los angeles de la Manana”, i cili transmetohet në Argjentinë, është hapur një audio e dërguar nga Uanda drejt shërbyeses së saj, ku i thotë se ajo do të divorcohet nga futbollisti i PSG-së.

“Karmen, erdha në Argjentinë sepse do të divorcohem nga Mauro. Po e organizoj këtë gjë. Do të qëndrojë disa ditë këtu dhe më pas do të kthehem për të marrë një biletë për ty dhe çdo gjë tjetër që të nevojitet”, ishin fjalët e 35-vjeçares që u dëgjuan në audio.

Në vitin 2021 çifti pati disa krisje, për shkak të flirtimeve që futbollisti argjentinas pati me aktoren e njohur Çina Suarez.

Së fundmi është dukur se çdo gjë ishte kthyer në normalitet mes Uandës dhe Ikardit, por dhe njëherë krisjet janë rikthyer mes tyre dhe kësaj radhe duket se çdo gjë do të marrë fund.

PANORAMASPORT.AL