Video/ U tregoi gishtin e mesit tifozëve të Barcelonës, Higuain rrezikon dënimin nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 12:19

Video/ U tregoi gishtin e mesit tifozëve të Barcelonës, Higuain rrezikon dënimin nga UEFA

Nuk mjaftoi forma e dobët dhe humbja 3-0 ndaj Barcelonës, pasi sulmuesi Gonzalo Higuain i hapi vetes një tjetër telash mbrëmjen e djeshme.

Higuain

Gjatë zëvendësimit në minutën e 87-të, argjentinasi është vërshëllyer nga tifozët e Barcelonës, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Real Madridit, si dhe janë tallur me të sepse ka 12 ndeshje që nuk shënon në “Camp Now”.

Higuain nuk i ka rezistuar dot këtij momenti dhe u është përgjigjur tifozëve duke u treguar gishtin e mesit. Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave dhe tani 29-vjeçari rrezikon dënim nga UEFA për gjestin ofendues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"