VIDEO/ U transferua me bujë nga Tirana te Legia, Çelhaka rrëmben skenën dhe dhuron asist fantastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 19:10

VIDEO/ U transferua me bujë nga Tirana te Legia, Çelhaka rrëmben skenën dhe dhuron asist fantastik

Jurgen Çelhaka u transferua me bujë nga Tirana te Legia e Varshavës, në fillim të këtij sezoni, teksa hasi jo pak vështirësi në fillimet e aventurës me klubin prestigjioz polak. Mesfushori kryeqytetas, kërkon të fitojë besimin e drejtuesve, teksa po jep maksimumin, në fazën përgatitore që Legia po zhvillon në Dubai.

bandicam 2022-01-17 19-03-41-560

Çelhaka ishte protagonist në ndeshjen miqësore që Legia zhvilloi ndaj bullgarëve të Botev, ku polakët triumfuan me rezultatin 2-0.

Ish-mesfushori i Tiranës, u aktivizua në minutën e 61-të, teksa në minutën e 78-të, rrëmbeu skenën me një asist fantastik. Mesfushori shqiptar dhuroi pasimin e kalibruar për Igor Strzalka, që nuk mund të humbiste mundësinë për të shënuar. Për më tepër shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"