VIDEO/ U skandalizua nga vendimet e arbitrit, pamjet e Kolinës teksa flet me veten po bëjnë xhiron në rrjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 14:34

VIDEO/ U skandalizua nga vendimet e arbitrit, pamjet e Kolinës teksa flet me veten po bëjnë xhiron në rrjet

Belgjika e nisi me një fitore minimale Botërorin e Katarit, teksa mundi Kanadanë me shifrat 1-0. Sfida u arbitrua nga gjyqtari nga Zambia, Xhani Sikazue.

kolins

Por mesa duket vendimet e tij jo vetëm zemëruan lojtarët kanadezë, por edhe arbitrin më të mirë në historinë e futbollit.

Gjatë ndeshjes, kamerat kapën presidentin e Komisionit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluixhi Kolina, i cili ndodhej në tribunat e stadiumit “Ahmad bin Ali në Al Rayyan”.

Në një video që po qarkullon në Twitter, Kolina duket sikur po fliste me veten për shkak të punës, jo të mirë që po bënte arbitri nga Zambia dhe ndihmësit e tij.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"