VIDEO/ U shtir sikur pësoi sulm në zemër, hedh “knock out” kundërshtarin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2018 | 16:58

VIDEO/ U shtir sikur pësoi sulm në zemër, hedh “knock out” kundërshtarin e tij

Është diçka e çuditshme por ka ndodhur në MMA. Ylli i këtij sporti Xhonatan Ivi u shtir sikur po pësonte një atak në zemër gjatë ndeshjes me Travis Fulton para se ta rrëzonte atë në tapet. 42-vjeçari vendosi që më pas të tërhiqej dhe ta pranonte humbjen, në një nga ndeshjet më të cuditëshme të historisë së MMA. Kundërshtari i tij ka qenë një frymëzim për të, teksa ka në këmbë dhe një foto të tij.

0fee2dc1-9e2c-4e07-b186-6fd9fe016e00

“Turma u habit dhe unë u shtira sikur u vrava. Kam dëgjuar që të thonë se kjo ishte mungesë respekti ndaj tij, por nuk është e vërtetë”, tha Ivi pas ndeshjes. “Mua më pëlqen të zbavitem këtu në kafaz. Gjëra të tilla i kam bërë në 50 apo 60% të ndeshjeve. Më pëlqen të luaj edhe me turmën”.-vazhdoi më tej ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"