VIDEO/ U rikthye te goli ndaj Shqipërisë, Grizman: Ishte kundërshtar i vështirë, ishim të zotë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 9:41

VIDEO/ U rikthye te goli ndaj Shqipërisë, Grizman: Ishte kundërshtar i vështirë, ishim të zotë që…

Antuan Grizman ishte një nga protagonistët e ndeshjes kundër Shqipërisë. Lojtari francez, dhuroi një asist dhe shënoi një gol kundër kuqezinjve, që u dorëzuan para “Gjelave”.

grizman dubo

28-vjeçari bëri një ndeshje shumë të mirë, duke luajtur disi më i tërhequr në krahasim me Barcelonën. Grizman kishte pa gjetur rrugën e rrjetës me kombëtaren, që në qershor dhe gol ndaj Shqipërisë risolli qetësinë.

Pas ndeshjes ai deklaroi: “E dinim që do ishte e vështirë kundër Shqipërisë, por u treguam të zotë, që të shënonim në pjesën e parë. Ishte një fitore e rëndësishme, i arritur ndaj një kundërshtari të vështirë. Tani do të bëjmë ç’mos të fitojmë në Europian”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"