VIDEO/ U pyet nëse Interi mund ta fitojë titullin kampion, shikoni reagimin epik të Ibrahimoviçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2020 | 0:24

VIDEO/ U pyet nëse Interi mund ta fitojë titullin kampion, shikoni reagimin epik të Ibrahimoviçit

Interi mposhti ditën e djeshme Milanin në derbi me rezultatin 4-2 me përmbysje, në një ndeshje e cil ishte me të vërtetë emocionuese, për atë që dhanë skuadrat në fushën e lojës.IBRAHIMOVIC

Zlatan Ibrahimoviç tregoi edhe njëherë se pavarësisht moshës së madhe, ai përsëri mund të bëjë diferencën në fushën e lojës. Suedezi ishte protagonist në të dy golat që shënoi skuadra e tij, teksa asistoi për Rebiç në golin e parë dhe shënoi golin e dytë për kuqezinjtë. ibra

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Ibra ka dhënë një intervistë për mediat ku është shfaqur shumë i mërzitur. 38-vjeçarit në fund i është bërë edhe një pyetje: “Nëse Interi mund ta fitojë titullin kampion”, dhe ai u përgjigj shkurt me një jo dhe u largua.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"