VIDEO/ U përfol se do të rikthehet te Partizani, por Jasir Asani shënon një supergol në Hungari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 23:31

VIDEO/ U përfol se do të rikthehet te Partizani, por Jasir Asani shënon një supergol në Hungari

Ish-lojtari i Partizanit, Jasir Asani ka dhuruar spektakël ditën e sotme teksa ka realizuar një supergol në barazimin 2-2 ku skuadra e tij Kisvarda mori ndaj Paks në javën e 10 të Superligës hungareze.

bandicam 2021-10-22 23-17-12-397

Ishte pikërisht Asani ai që hapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 4′ ku u tregua i saktë dhe duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të magjishme dhe të menjëhershme, ku portieri kundërshtar nuk mundi dot të bënte asgjë.

Ndërkohë Asani po përflitet për një rikthim te Partizani në formulën e huazimit, por ende nuk është dhënë fjala e fundit pavarësisht se ai nuk do ta refuzonte një ribashkim sërish me të kuqtë e kryeqytetit.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Kisvardën në kampionat teksa mbajnë ende vendin e parë në kuotën e 20 pikëve, 2 më shumë se Ferencvaroshi i Myrto Uzunit të vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"