VIDEO/ U ndëshkua me karton të kuq, trajneri Munishi dhuron shou në fushë! Shikoni momentin që po bën xhiron e internetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 16:39

VIDEO/ U ndëshkua me karton të kuq, trajneri Munishi dhuron shou në fushë! Shikoni momentin që po bën xhiron e internetit

Trajneri aktual i Ballkanit, shquhet për tipin e tij karizmatik, teksa së fundmi ka qenë protagonist me një rast unik në sfidën ndaj Gjilanit.

Munishi Ballkani

Në minutën e 85-të të ndeshjes, Munishi u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të protestave të tepruara ndaj gjyqtarit Genc Nuza. Në momentin që po dilte nga fusha, trajneri duartrokiti tifozët e Ballkanit dhe më pas u ul në fushë dhe filloi të lidhte këpucët.

Ky veprim shkaktoi të qeshura në shkallët e stadiumit. Munishi nuk u mjaftua me kaq, teksa u ngrit dhe dërgoi një puthje me dorë në drejtim të lojtarëve. Ky moment është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Ballkani arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 ndaj Gjilanit të Gentjan Mezanit, duke udhëhequr i vetëm kampionatin kosovar.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"