VIDEO/ U largua si dështim nga Skënderbeu, sulmuesi shënon gol në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 17:54

VIDEO/ U largua si dështim nga Skënderbeu, sulmuesi shënon gol në Ligën e Europës

Sulmuesi çek Martin Nespor ishte një nga blerje më të dështuara të Skënderbeut në merkaton e verës së kaluar.

nespor

28-vjeçari u afrua me shumë bujë te kampionët e Shqipërisë, por nuk arriti të linte gjurmë, për shkak edhe të një dëmtimi që e mbajti larg fushës së lojës.

Ai u aktivizua shumë pak minuta me korçarët dhe shënoi vetëm një gol në Kupë ndaj Mamurrasit, teksa më pas prishi kontratën me marrëveshje për tu transferuar te Sigma Olomouc. Nespor gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Kairat Almatit në minutën e 19-të duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ky ishte goli i tretë për ish-sulmuesi e Skënderbeut, teksa skuadra çeke arriti të kualifikohej për në raundin play-off të Ligës së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"