VIDEO/ U kritikua për kilogramët e tepërta te Reali, shikoni ndryshimin e Hazardit së fundmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 20:55

VIDEO/ U kritikua për kilogramët e tepërta te Reali, shikoni ndryshimin e Hazardit së fundmi

Eden Hazard mori kritika të shumta në fillim të sezonit, pas kalimit të tij nga Çelsi te Real Madridi.eden hazard

Për shkak të formës jo të mirë që futbollisti belg po tregonte, kjo edhe për shkak se nuk ishte përshtatur, mori kritika nga tifozët. Gjithashtu kritika mori edhe për faktin se kishte shtuar kilogramë, pas kalimit te madrilenët.

Megjithatë sulmuesi belg vendosi që këtyre kritikave t’iu përgjigjet me vepra në fushën e lojës, ku forma e tij erdhi në rritje. Prej kohësh lojtari vazhdon rikuperimin, pas një dëmtimi që pësoi para pak kohësh. haz

Në një video të postuar së fundmi, shihet sulmuesi belg në palestër dhe ajo që tërheq vëmendjen është me një turp shumë të hollë, diçka për të cilën u kritikua shumë. Tashmë belgu është drejt rikuperimit dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"