VIDEO/ U konfrontua me zyrtarin e Interit pas humbjes në SuperKupë, zbulohet si nisi sherri i Bonuçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 14:12

VIDEO/ U konfrontua me zyrtarin e Interit pas humbjes në SuperKupë, zbulohet si nisi sherri i Bonuçit

SuperKupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit, prodhoi shumë polemika. Mbrojtësi i bardhezinjve, Leonardo Bonuçi u konfrontua me një zyrtar të Interit në fund. Mediat italiane kanë zbuluar arsyen se pse ndodhi ky incident.

bonuci

Bonuçi po bëhej gati të futej në fushë për të goditur penalltitë, por goli i Sançez në fund prishi gjithçka. Në atë moment një zyrtar i Interit po festonte aty afër. Kjo mesa duket e ka acaruar mbrojtësin dhe ka bërë që të dilte nga vetja. Ai e shtyu me bërryl zyrtarin dhe pamjet e këtij momenti po bëjnë namin në rrjet.

Mbrojtësi megjithatë ka tentuar të qetësojë situatën duke postuar në Instagram një urim për Interin. Nuk dihet nëse federata do të ndërmarrë një masë disiplinore ndaj tij.

 

 

LEXO EDHEVIDEO/ Bonuçi humb toruan, godet zyrtarin e Interit menjëherë pas golit të Sançezit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"