VIDEO/ U fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores, shikoni me çfarë note vlerësohet Bekim Balaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:49

VIDEO/ U fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores, shikoni me çfarë note vlerësohet Bekim Balaj

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, gjeti rrugën e rrjetës në përballjen e sotme ndaj Tirolit në kampionat, duke i dhuruar 3 pikë skuadrës së Strum Grac, në fitoren 1-0 që këta të fundit arritën në shtëpi.

Balaj goli i fitores

Shkodrani u fut në lojë në minutën e 68-të, teksa vetëm 8 minuta i mjaftuar për të tundur rrjetës, pas një aksioni model, duke mos falur me portën e boshatisur pas asistit të Jantsher. Ky ishte goli i parë në kampionat në këtë sezon për sulmuesin 29-vjeçar, i cili më herët kishte shënuar edhe në Kupë.

VLERËSIMI SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:  

Balaj

Edhe pse vetëm 22 minuta në fushë, Balaj u vlerësua me notën 7.2 nga “Sofa Score”. Shkodrani realizoi 73% të pasimeve të sakta, teksa bëri 2 gjuajtje në kuadrat gjatë këtyre minutave.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"