VIDEO/ U fut në ring për bamirësi, boksieri rrëzohet me nokaut dhe humb jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 17:39

VIDEO/ U fut në ring për bamirësi, boksieri rrëzohet me nokaut dhe humb jetën

Një lajm tragjik vjen nga Pakistani. Boksieri pakistanez, Muhamed Aslam Khan, ka humbur jetën, pas një ndeshje për bamirësi në ring.

pjimage

Uali Khan Taren, me një gjuajtje të fortë në fytyrë, e rrëzon kundërshtarin e tij me nokaut në ring. Menjëherë pas kësaj Aslam Khan ra pa ndjenja në ring, teksa menjëherë u futën për ta ndihmuar të gjithë të pranishmit aty.

Boksieri u transportua menjëherë në spital, por për shkak të problemeve të shfaqura, nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"