VIDEO/ U fut në fushë në vendin e Celhakës, Muçi bën protagonistin me një pasim fantastik te goli i barazimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 22:58

VIDEO/ U fut në fushë në vendin e Celhakës, Muçi bën protagonistin me një pasim fantastik te goli i barazimit

Legia e Varshavës nuk shkoi në shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Jagiellonias, sfidë kjo e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit polak.

Muci

Mesfushori Jurgen Çelhaka ishte graduar titullar në këtë duel, teksa në minutën e 67-të i la vendin talentit tjetër shqiptar, Ernest Muçit, i cili u bë protagonist me një top të mrekullueshëm që dha në minutën e 85-të, nga ku erdhi edhe goli i barazimit. Futbollisti i skuadrës vendase Pazdan shkaktoi autogol, që i siguroi një pikë të rëndësishme Legias.

 

Muçi tregoi klasin e tij, me pasimin fantastik me të djathtën, duke nxjerrë të lirë në krahun e majtë shokun e skuadrës, ku pas harkimit të tij, topi u devijua nga Pazdan dhe përfundoi në rrjetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"