VIDEO/ U eliminuan nga Liverpuli sezonin e kaluar, ja si e përjetoi Shakira humbjen e Barcelonës në “Anfield”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 9:55

VIDEO/ U eliminuan nga Liverpuli sezonin e kaluar, ja si e përjetoi Shakira humbjen e Barcelonës në “Anfield”

Barcelona pësoi një nga zhgënjimet më të mëdha vitet e fundit, teksa u eliminuan nga Liverpuli në sezonin që lamë pas në një ndeshje dramatike.sakira

Katalanasit kishin fituar 3-0 ndeshjen e parë në gjysmë-finalen e Ligën së Kampionëve, por u surprizuan nga ekipi i Klopit në ndeshjen e kthimit.

Anglezët fituan me rezultatin 4-0 në “Anfield”, duke siguruar kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve. Asnjë nga tifozët e Barcelonës nuk mund ta besonte diçka të tillë, teksa zhgënjimi ishte shumë i madh.

Klubi katalanas ka postuar një pjesë nga një dokumentar për sezonin e kaluar, ku aty shihet edhe bashkëshortja e Zherard Pike, Shakira. Kësaj të fundit i duket e pabesueshme ajo që po ndodhte, teksa bërtet: “Jo, jo nuk mund t besoj këtë.”

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"