VIDEO/ “U dëmtova në momentin më të mirë”, flet titullari i Bylisit: Po stërvitem në Greqi, këtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 21:20

VIDEO/ “U dëmtova në momentin më të mirë”, flet titullari i Bylisit: Po stërvitem në Greqi, këtu…

Bylisi humbi pa u mbyllur viti 2019 mbrojtësin e djathtë, Franci Ymeralilaj, i cili u dëmtua rëndë dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Prej tre muajsh ai po kryen fazën riaftësuese pas operacionit në gju, pikërisht pranë familjes së tij në Rodhos të Greqisë. Ymeralilaj e ka kaluar më të vështirën dhe tashmë është duke shkuar drejt rikuperimit të plotë. Në këtë periudhë karantine ai po ndjek udhëzimet e mjekëve, ndërsa çdo ditë përgatitet për të qenë sa më shpejt gati. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai flet për periudhën e vështirë pas dëmtimit dhe situatën aktuale.

1
Franci, si po shkon riaftësimi pas operimit në gju?
Po shkon mirë, ndonëse u bë periudhë e gjatë. Kam thuajse që në dhjetorin e shkuar larg fushave. U bën katër muaj, por do ende kohë. Po stërvitem dhe e kam marrë me optimizëm…

Ju jeni në Greqi në këtë periudhë, si po e kaloni?
Po thuajse njësoj si në Shqipëri është situatë e vështirë. Më shumë brenda qëndrojmë, duke respektuar rregullat.

Sa të pengon duke qenë se të duhen ushtrime të veçanta për shkak të rikuperimit?
Po të them të drejtën këtu s’më mungon asgjë. Babai më ka mundësuar të gjithë bazën materiale që unë të stërvitem. Ai më ka qëndruar shumë afër, sepse edhe vetë ka qenë sportist me Bylisin kur ka qenë i ri. Ndaj edhe unë jam munduar që të bëj stërvitje dhe të respektoj tërë programin që më kanë dhënë mjekët…

Kur mendoni se mund të jeni gati?
Është shumë herët të bëjë plane. Me ndihmën e Zotit do të vijoj rukuperimin. Mua më mungon shumë fusha, por kështu e ka futbolli. Në momentin tim më të mirë erdhi dëmtimi i rëndë. Por, do të rikthehem më i forte…

Sa të mungon skuadra dhe a ke folur me shokët?
Po normale më mungon, sepse u ambientova në qytetin tim. Kisha afro një vit në Ballsh. Po shkoja mirë dhe kapa formën. Por, kam besim se skuadra do t’i realizoj synimet. E kam ndjekur Bylisin, nuk ka pasur fat shumë, sepse lojtarët kanë dëshirë të luajnë të mobilizuar. Thjesht u mungon një fitore, për të bërë sërish atë që bëmë në pjesën e parë të këtij sezoni…

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"