VIDEO/ U aktivizua titullar kundër Nigerisë, një portier i shëndoshë bën xhiron e internetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 21:31

VIDEO/ U aktivizua titullar kundër Nigerisë, një portier i shëndoshë bën xhiron e internetit

Portieri i përfaqësueses së Seishels, Dejv Musard, është duke bërë xhiron e internetit. Jo për shkak të paraqitjes së mirë në lojë, por për përmasat trupore.

portieri55

Përmasat e tij janë tepër të çuditshme dhe që nuk kanë aspak lidhje me një futbollist. Prezenca e Musard në portë, i ka habitur të gjithë dhe fotot e tij janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar ironie thërresë.

Edhe performanca e gardianit të Seishels la për të dëshiruar, pasi përfaqësuesja e tij u mund me rezultatin 0-3 përballë Nigerisë, e cila ka në përbërje lojtarë tepër cilësorë. Goli i parë që i dha avantazhin Nigerisë, erdhi si pasojë e portierit. Topi i gjuajtur nga jashtë zonës, u përplas në traversë, preku në trupin e shëndoshë të portierit dhe përfundoi në rrjetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"