VIDEO/ Trumçi dhe Zguro debat me gjyqtarët në pushim, ja pikantet e sfidës Bylis-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 12:02

VIDEO/ Trumçi dhe Zguro debat me gjyqtarët në pushim, ja pikantet e sfidës Bylis-Laçi

Bylis-Laçi, e luajtur ditën e shtunë në Ballsh, ka pasur edhe momentet e saj pikante.

aaaaaa

* Të dy presidentët, Besnik Kapllanaj dhe Pashk Laska kanë karikuar skuadrat e tyre para sfidës, duke hyrë në dhomat e zhveshjes 5 minuta para se ekipet të dilnin në fushë për startin e sfidës.

* Naxhi Shensoi mjaft agresiv ndaj Lajthisë, Kaçorrit e Eskuerdinjës, sidomos në ndërtimin dhe finalizimin e aksioneve.

* Trumçi dhe Zguro kanë debatuar me gjyqtarët sapo ka përfunduar pjesa e parë, kur ata po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

* Këtë sezon Laçi dhe Bylisi kanë “ndarë” pikët, teksa ballshiotët kanë fituar në të dyja sfidat në Laç, ndërsa kurbinasit në të dyja sfidat në Ballsh.

* Te Laçi binin në sy lojtarë titullarë që kanë qenë më parë pjesë e Bylisit, treshja Ujka-Barjamaj-Guindo. Por edhe mbrojtësi i qendrës, Albi Alla.

* Këngë labçe për skuadrën e tyre të zemrës nga një grup dashamirësish vendës që mbanin në kokë veshje tradicionale mallakastriote, por edhe shallin e Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"