VIDEO/ Trofe si ilaç! Juventusi i jep Pirlos kupën e parë si trajner. Napoli dhe Insinje në lot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:58

VIDEO/ Trofe si ilaç! Juventusi i jep Pirlos kupën e parë si trajner. Napoli dhe Insinje në lot

Juventusi fiton Superkupën e Italisë me rezultatin 2-0 ndaj Napolit në stadiumin “Mapei”. Bardhezinjtë fituan trofeun e parë sezonal duke bërë të harrohen kritikat dhe humbja e fundit në kampionat me Interin. Kristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata kurorëzuan triumfin e parë në karrierën si trajner për
910f2d7a146f0d1fef0b050a9e55c055o2

Ndeshja u luajt me ritëm të lartë përgjatë 90 minutave. Napolitanët patë 3 raste të pastra shënimi, por në dy tentativa portieri Vojçek Shezni frenoi saktë Irving Lozanën. Ai që i shtoi më tepër dhimbje napolitanëve ishte kapiteni Lorenco Insinje, i cili goditi jashtë penalltinë e fituar në pjesën e dytë.

Kristiano Ronaldo në minutën e 63-të dhe Alvaro Morata në fund të takimit vulosën suksesin e parë për këtë sezon për “Zonjën e Vjetër”. Ky triumf i jep kurajo Juventusit për të përballuar sezonin e gjatë.

FT| JUVENTUS-NAPOLI 2-0
Kristiano Ronaldo 63′, Morata 90’+5

 

 

 

 



FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS: Shezni, Kuadrado, Bonuçi, Kielini, Danilo, MekKini, Bentakur, Artur, Kulusevski, Kieza, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

NAPOLI: Ospina, Di Lorenco, Kulibali, Manolas, Mario Rui, Deme, Bakajoko, Lozano, Zilinski, Insinje, Petanja. Trajner: Xhenaro Gatuzo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"