VIDEO/ Triumfi në derbin ndaj Lushnjës, Apolonia siguron zyrtarisht biletën për në Superiore  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 0:01

VIDEO/ Triumfi në derbin ndaj Lushnjës, Apolonia siguron zyrtarisht biletën për në Superiore  

Apolonia ka siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore. Fierakët e Artan Mërgjyshit, triumfuan me rezultatin 1-2 ndaj Lushnjës në derbi, duke prerë zyrtarisht biletën për rikthimin në elitë. Gjata dhe Mihana ishin autorët e golave për fierakët, ndërkohë që për Lushnjën golin e vetëm e shënoi Pepa.

 

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në sfidën tjetër Pogradeci triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Besës. Me këtë triumf, liqeniorët janë ngjitur në vendin e dytë, kur kanë ngelur edhe 2 ndeshje nga fundi i kampionëtit.

REZULTATET LIVE:

* Përballja mes Lushnjës dhe Apolonisë ka startuar 22 minuta me vonesë për shkak të mungesës së ambulancës! 

bandicam 2020-07-05 17-52-30-555

FT: LUSHNJA – APOLONIA 1-2
Pepa 75′ / Gjata 25′, Mihana 64′

FT: POGRADECI – BESA 2-0

Topllari 10′ , Shkullaku 53′ 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"